Zhaklina Rira, Tirane

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Fjalë kaq të vërteta! Po të kisha nisur të nënvizoja, do e nënvizoja të gjithën. Kam qeshur shumë me terapisten komshije, ku në vendet e botës, jo komshie jo e jo, por s’pipëtin asgjë, sikur të ishe në qytet vampirash. Dhe sa shume kuron ajo terapeutiste! Ke zgjedhur fjalë kaq reale, sa do doja te ishin “share” me shumë se sa në një fb!

….Jashte bota është ndertuar që ti të kesh sa më pak kontakt njerëzor. Supermarkete larg…, në Shqipëri shitësja në kat të pare tek lagjia të pyet një herë “si është mami, babi, familja,” pastaj të pyet cfarë do. Komshija që “të kërkon pak sheqer” se përton të zbresë poshtë, kalamajtë e lagjes që bëjnë zhurmë e zhul, janë të gjitha kontakte njërezore, që kur je në vendin tënd janë kaq pak të rëndësishme, e kur jeton jashtë, janë thjesht fantazma… ti flet me vete, e një ditë ke nevojë për psikolog. Jo, nuk është mall, por vetmi. Dhe zonja e thotë shumë mirë, njerëzit vdesin më shumë nga vetmia, se sa nga duhani.