Po behen 2 vjet e gjysem qe ndodhem ne kryeqytetin e Zotit qe une besoj, te Shqiperisë sime.
Diten e Merkure, 17 Prill 1996, mora jete ne Athine, ne kryeqytetin e vendit qe me mbajti 21 vjet dhe ende po mban familjen time. Sado e cuditshme te duket, nuk kam ndjenja te forta per kombin grek, jam thjesht mirenjohese. Duke u rritur ne nje ambjent plot dashuri per atdheun, ne moshen 6 vjece nisa te mesoj 2 abetare: te paren ne shtepi, abetaren e gegerishtes moderne, dhe te dyten, abetaren qe me duhej per t’u shkolluar. Po ashtu, ne ate moshe, nisa te mesoj dhe 2 histori te ndryshme, nje te Ilirise dhe nje te Greqisë. Me shume propagande por edhe kerkim, me fryme te huaj por ende Shqiptare, jetova te gjitha vitet e jetes time duke frymezuar patriotet e mi te duan atdheun me shume se gjithcka. Mesova se si eshte realiteti qe askush nuk pranon dhe nuk tregon. Mesova me mire se cdokush tjeter se sa e veshtire eshte te jesh Shqiptare dhe sa dhimbje permban mbrojtja e identitetit ne nje vend te huaj.
Cdo vit vizitoja bregdetin e Shqiperisë, se andej eshte prejardhja time: nga Shen-Vasili i Himares. Qe kur mbaj mend veten time, urreja faktin qe vendi ku banoja ishte me i paster se vendi im, se kishte ligje me te forta, se kishte fjalen “faleminderit” dhe “me fal” qe vendit tim i mungonin. Kishte dashuri, dhembshuri, kulture dhe shume rruge te hapura per te gjithe. Kishte drejtesi, dhe, duke kaluar koha, edhe barazi.
Te gjitha keto dhe shume te tjera jane gjera qe me dhembin ende. Dhe pse ne moshen 18 vjece kalova ne Universitetin e Kapodistries ne Athine, ne departamentin e Filozofise per te studjuar nje nga pasionet e mia, Literaturen dhe Gjuhen Italiane, pas 2 vitesh mora vendimin te le jeten time ne vend te huaj, dhe te vij ne vendin tim. Pata gjithmone ndihmen dhe mbeshtetjen e pafundme te prinderve te mi, per te realizuar endrrat qe une kisha dhe ende kam per vendin qe askush nuk e do sa vete ne: te realizoj te gjitha ato gjera qe do te benin krenare stergjysherit e mi, por edhe heronjte tane, nese ata do jetonin akoma, ata heronj qe ne historine e dyte qe mesoja, shpesh herë ishin te emërtuar nga mesuesit, si grekë.
Aktualisht, si studente e Marredhenieve Nderkombetare te vitit të 3-të dhe te fundit, por edhe si pjesë e senatit, mundohem qe te krijoj nje mikrografi te shoqerisë qe une dua te jetoj ne vendin tim. I shikoj te gjithë shqiptaret njesoj, shikoj pengesat qe kane dhe dua qe te gjithe ata te rinj qe duan te emigrojne per nje te ardhme me te mire, ta dine qe ndryshimi fillon nga vetvetja. Secili nga ky brez duhet te lere menjane tabute nga gjeneratat e kaluara, te lene menjane ndryshimet e vogla qe kane njeri me tjetrin, dhe te mbajne si elementin me te rendesishem gjuhen qe ata flasin dhe identitetin e perbashket.
Qellimi im kryesor ne kete qe bej eshte t’u tregoj te gjithe te rinjve shqiptare ne Shqiperi, qe nuk eshte nevoja te intergohesh dhe as te emigrosh qe te arrish suksesin. Nuk eshte nevoja te jesh shtetas grek, amerikan ose suedez qe te vlesh si person. Mjafton qe rinia te kuptoje fuqine qe ajo ka, qe s’ia kane lene as ta shikojne, as ta perdorin deri me sot. Dua qe moshataret e mi te hapin syte dhe te vleresojne ate qe kane, dhe mos te kerkojne me shume se sa mund te kene, te mesohen te perdorin fjalet “miremengjes,” “faleminderit” dhe “me fal,” qe eshte hapi i pare i integrimit qe ata kerkojne.
Me endrren qe te perfaqsoj shqiptaret ne cdo vend te huaj, pasi i di mire nevojat e nje emigranti, marr pjese ne konferenca nderkombetare duke perfaqësuar Shqiperinë, kontriboj vullnetarisht ne shoqeri, angazhohem me aktivitetet qe Universiteti me ofron, dhe ndihmoj me te gjitha forcat moshataret e mi te hapin horizontet, te bejne dicka per veten e tyre, dhe me pas per kete vend. Te lene menjane cdo dallim fetar, ekonomik, dhe cdo dallim tjeter, dhe te behen nje me mua dhe me shume te tjere qe kane te njejtat synime.
