Në Maine ku jetoj, një nga pjesëtarët e komunitetit, vërtet i sukseshëm që ka hapur plot 21 piceri, na thoshte gjithmonë: “shikoni çmimin e lajthive, $22-$25 kilja.” Dhe vazhdonte: “po të kishim qëndruar në vendin tonë dhe të kultivonim lajthi apo çfarëdolloj produkti, s’do kishim nevojë të dergjeshim rrugëve te kurbetit…”
