Po te komplimentoj Neta per intervisten e bukur qe na ofrove, ku pervec temes kaq te gjere te emigracionit, shpalose nivelin e larte shkollor, kultural dhe familjar. Kudo ne shkrimet e tua pashe tolerance, respekt per mendimin e kundert, civilizim dhe dashuri. Kam te njejtin kendveshtrim me ty ne cdo rresht dhe cdo mendim qe shpreh, ndoshta sepse pata te njejtin rrugetim ne jete me tendin. Me mikeshat dhe koleget e mia ish-arsimtare, qe sot jetojne shperndare neper bote, shpesh diskutojme keto ide, por qe nuk patem asnjehere guximin t’i paraqesim publikisht. Jetoj ne qytetin qe gjithe bota enderron te jetoje, dhe jam e kenaqur, (pavaresisht veshtiresive qe sjell emigracioni), por ashtu si ty, me mungojne peisazhet, shijet, profumet dhe gustot tona, gjuha, familja e origjines dhe mikeshat e shtrenjta. Te adhuroj per vendimin qe more, dhe te uroj drite dhe diell ne cdo hap qe do hedhesh. Shoqeria shqiptare ka nevoje per njerez kurajoze, te mireshkolluar, te emancipuar .
Shijoji o Neta ditet plot diell te qytetit tone, mimozat qe po celin, plazhet e bukura dhe te virgjera, ec e shpenguar ne bulevardin e bukur! Dil ne ballkon dhe shijo magjine e dritave te qytetit dhe te henes qe shkrihen mbi Jon, hidh nje sy tek themelet dhe aty do gjesh gjurmet e mija, dhe shume mall…
Pershendetje nga Venezia

