Gjergj Nano

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Shkrimi pershkruan me thjeshtesi e mjeshteri gjendjen shpirterore te shumices se emigranteve shqiptare, por per te mberitur tek “lumturia”, ka nje pengese te madhe: shoqeria shqiptare, te ciles i mungon emancipimi. Shoqeria jone nuk ka arritur akoma te civilizohet. Ne ankohemi per politikanet, sikur keta kane ardhur nga Serbia ose Greqia, kur ne te vertete ata kane qene shoket tane te klases ose te lagjes, pra jane rritur njesoj si ne. Edhe ne qe ankohemi per ta, do silleshim njesoj si ata, nese do te ishim ne krye te puneve te shoqerise. Ndoshta paguajme haracin e historise sone, se keshtu kane qene te paret tane e keshtu vazhdojme edhe ne. Per tu kthyer tek historia e zonjes, ajo eshte vertet e lumtur ne Shqiperi sot, por ju deshen 20 vjet te jetuara ne nje shoqeri tjeter, qe ta kuptonte kete, e te qetesonte shpirtin e saj, duke sjelle me vehte e duke perfituar nga te mirat materiale dhe shoqerore qe ia ofroi nje shoqeri tjeter. Te gjthe ne kemi brenda nesh sindromen e Rilindasve, qe e kuptojme dhe e duam Shqiperine kur jetojme larg saj, ne dhe te huaj.