Keto jane fjale te ndjera, nga ata qe shohin pertej te keqes qe ka kamufluar jeten e shqiptareve…Une e njoh Aneten, jo tani, 27 vite me pare…Ndryshe nga ajo, une u ktheva, e provova dhe ja ku jam, serish jashte, dhe pse gjithmone kam thene “perkohesisht.” Ajo qe percjell Aneta eshte mesazh shprese, nje thirrje per te mos e lene vendin ne duart e atyre qe na vjedhin cdo dite. A do t’i leme, apo do ngrihemi t’i shkundim?! A do ankohemi gjithe diten, apo do ndezim nje drite? A do cohemi per keto grate e vajzat qe po perdhunohen dhe vriten cdo dite, apo do rrijme ne facebook? Pastaj cdokush nga ne ka rrugetimin dhe thirrjet e tij, sherbeses ndaj familjes dhe shoqerise. Ne mund te jemi gjithmone duke i sherbyer kauzes brenda dhe jashte vendit….E di mire sa i veshtire eshte kthimi….. E kam provuar disa here, ne 2000, ne 2006, ne 2013…dhe serish e ikur jam. Por cdokush nga ne mbush librin e tij te migrimit. Kapitujt ndryshojne, etapat nuk jane te njejta, prioritetet gjithashtu. Zoti i bekofte bashkekombasit kudo jane!
