Agron Mithat Hoxha, Greqi

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Duhet pak ndjeshmëri dhe pak kulturë qytetare për të vlerësuar sa real është shkrimi “Rrënjët dhe Shpirti.”
Edhe këtu në Greqi ka shumë të “lumtur” me shtëpi, punë, makinë e para plot në bankë. Veçse janë njerëz pa njerëz. Nuk shkojnë nëpër vizita familjare, që të mos shpenzojnë për dhurata simbolike, etj.
Janë të lumtur në vetminë e tyre. Dhe nuk duan kurrë të kthehen në Shqipëri. Sepse janë njerëz shpirtzbrazur, dhe pikërisht kjo i bën të derdhin helmin e shpirtit kur dikush thotë që jeta në mërgim ka të këqijat e veta. Nuk mund ta kuptosh menjëherë këtë gjë. Duhet të kalojnë shumë vjet dhe fillon dalëngadalë të ndërgjegjësohesh e ta ndjesh. Dhe Aneta i përket kësaj kategorie. Kategoria tjetër është ajo që përshkruajta më sipër. Është edhe një kategori tjetër që i detyrojnë kushtet familjare të mbeten aty ku janë në mërgim. Është edhe një kategori tjetër që punojnë e jetojnë me sukses në mërgim, por ndërkohë janë tepër të lidhur me miqtë e tyre bashkëatdhetarë aty ku jetojnë e punojnë, ashtu sikurse edhe me Shqipërinë. Mund të ketë edhe kategori të tjera, të cilat i shohim më vonë. Ju e nderuar (kritikuese) cilës bashkësi shqiptarësh i përkisni?!