Monika Spahivogli, Tirane

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Shpresoj te lexoj me shume mesazhe te ketilla. Kemi nevoje te mbledhim mendjen e t’i shtrohemi punes ne vend te rrime me syte nga qielli(qeverite).

Jam 54 vjec; kater vete te vetpunesuar (praktikisht pa pune) ne familje. Megjithese kemi dhene dhe japim kontribut pa kufi, tre breza ne Tirane dhe pa shtepi. Kater muaj me kembe te thyer ne karrike me rrota. Do pyesesh me te drejte, si ia dal. Punojme te gjithe me fort se me pare. Nuk e prishim zemren edhe kur na vjen ne maje te hundes. Momentalisht vetem krafte mundem te bej (dhe punoj 12 ore ne dite me qejf te madh.)….Sa kohe qe kam nje cati mbi koke dhe nje familje qe ndan dhe shperndan pozitivitet dhe frymezim per pune, ja dal per bukuri. Neser do ja dal me mire. E, nese ja dal une, ja del edhe ti. Kjo eshte jeta (si ketu, dhe atje-i kam provuar te dyja). Asnje nuk ja ka dale me biseda kafenesh dhe duke bere qaramanin ndaj, eshte koha te mbledhim mendjen e te kenaqemi me ate qe kemi (dhe kemi plot, po te jemi te vemendshem,) e te perpiqemi ta permiresojme cdo dite. Jam e lumtur me jeten qe kam dhe nuk do e nderroja me asgje ne bote. Ama, jam e lumtur se e trajtoj me pergjegjesine dhe respektin maksimal. Vetem kete kam dhe nuk e coj dot dem.

Per ne USA kam patur disa raste te arta (punesim si gazetare) por, nuk kam dashur. Shume larg per mua. Me pelqen shume Europa dhe e kam shetitur thuajse te gjithen, madje edhe jetuar per disa kohe ne Greqi dhe Slloveni. Kam jetuar shume mire dhe jo si emigrante andej. Cdo vend e kam dashur dhe shijuar ne maksimum, dhe kudo me eshte ofruar punesim por, gjithmone kam dashur te kthehem ketu (zgjedhja ime). Po te kisha shkuar ne USA, do ngelesha ne nje vend dhe personalisht me pelqen shume te udhetoj, te eksploroj boten. Nuk eshte se kenaqem me pak, perkundrazi, por ambjentohem dhe nuk e kam problem te bej cfare pune te mundem. Pa pune nuk rri dot. Shqiperia (po per mua) eshte si shpirt. Po mesove te shmangesh disa faktore negative (TV, njerezit negativiste, kafet e sterzgjatura, ndikimin nga ajo qe mendojne te tjeret…,) ia del perbukuri ne cdo vend. Mund te flisja me ore per kete teme dhe me shembuj konkrete por, Aneta shkruaka shume bukur ndaj, rilexoje edhe nje here por, me “syzet” e mia. Mbase do te te duket ndryshe…

…. keto lloj diskutimesh, shumica i merr personalisht ndaj reagon me pasion. Kemi ende shume rruge per te konsoliduar kulturen e debatit dhe akoma me shume per te punuar me inteligjencen emocionale. Gjithsesi, personalisht mesoj pa pushuar sepse, sic thoshte Sokrati, une di nje gje qe s’di asgje…