Sevim Arbana, Tirane

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

…Nuk i heq asnje presje kesaj persiatjeje qe ti me ndjenje dhe vertetesi ke sjelle. Asgje s’eshte e perkryer ne kete bote, po shprehja “home, sweet home'” ngelet per te gjithe. Me vine gjithmone ne mend vargjet epike te Çajupit: “Ku kemi lere? Ku na bejne ndere? Ne Shqiperi. Po njeriu vete, cilē do ne jetē, Do vend’n e tij.”

…Asnje histori nuk i ngjan njera-tjetres. Secili ka historine, pervojen e vet. Nje gje eshte e vertete: te gjithe iken jo nga qejfi po nga halli, halli qe kucedrat e transformuan kete vend te bukur ne ferr. Une vij nga nje familje qe dy breza para meje u perzune nga Dibra e Madhe. Gjyshi im, kur e pyesnim “pse nuk iket ne Amerike, Itali apo gjetke, pasi kufijte ishin te hapur ne 1930,” pergjigjej: “guri i rande ne toke te vet.” Eshte tragjedia e popujve te varfer qe lene shtepite…

Personalisht, vleresoj ne shkallen maksimale te gjithe ata qe guxuan dhe emigruan. Ashtu si dhe ata qe guxuan dhe u kthyen. Une nuk e beja dot, jo se ketu gjeta idealen, jo, se ketu pas nje jete te tere pune e perpjekje, s’kam asnje kacidhe te ndiqem familjarisht nga spitale private apo te pushoj diku. Thjesht per faktin se s’kisha kellqe. Do shume guxim dhe sfida. Cdo here me dilte para syve romani i shkrimtarit danez ‘Emigrantet’ ku brezi i pare i emigranteve sakrifikuan aq shume. Ne vendime te tilla duhet guxim ose matematike.