….Një këshillë falas që mund të shërojë shumë plagë që po marrin shumë jetë emigrantësh, nën joshjen e largimit për një jetë më të mirë. Nuk ka jetë më të mirë se në vendin tënd. Ti e the shumë mirë, por njeriu duhet t’i futet punës, të mos rrijë duke humbur kohë, duke fajësuar të tjerët dhe vendin. Shpresoj që të gjithë shqiptarët ta degjojnë këtë mesazh të artë. Unë e ndjej shumë mirë dhe shpresoj që një ditë të vij dhe të pi kafe me ty dhe Kreshnikun në Sarandën e bekuar. Të përshëndes, motër Neta. Më bëhet qejfi qe vajte në Shqipëri, jo vetëm për t’u ndjerë mirë vetë, por për të mësuar dhe të tjerët që e kanë mendjen vetëm të ikin nga Shqipëria. Kam shumë për të thënë në lidhje me ato që përmende ti, sepse është shumë e vërtetë, por shpresoj që një ditë të shkruaj një libër. Faleminderit.
