Niko Muco, New Jersey (USA)

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Të lumtë pena, Neta! Ke prekur një “nerv të zhveshur”, ndaj ka patur kaq reagime shkrimi yt – trazon shpirtrat si të atyre që kanë provuar emigracionin (pavarësisht sa të suksesshëm në provën e tyre,) edhe të kujt ëndërron/synon ta provojë. Mendoj se shpirti Shqiptar e ka të domosdosme të “trazohet” për t’u kthjelluar, për të parë më qartë ku jemi e ç’duhet të bëjmë për të arritur ku duam të jemi, që të mos e shohim emigracionin si të vetmen rrugë shpëtimi. 
Ti shkruan/flet nga përvoja, flet me zemër të pastër e me mirësi, flet se s’mund të rrish e qetë kur shumçka duhet e mund të bëhet më mirë në Shqipëri, flet dhe kuptohesh nga të gjithë, edhe nga ata që kundërshtojnë (madje edhe nga ata që, për “modë” apo për t’ju fshehur të vërtetës, sajojnë “konspiracione” absurde,) flet dhe bën ç’ka mundesh sepse s’mund të rrish qetë, indiferente për ç’ka ndodh përreth, sepse beson se Shqipëria ka nevojë e ka vend për këdo që përpiqet për të mirë. Ti flet/shkruan se ke kurajon qytetare për t’u përballur me inercinë, paragjykimet apo edhe ligësine e ndokujt, flet dhe, me mjaft aftësi, përpiqesh t’a bësh të kuptueshëm e të civilizuar debatin, edhe për çështje të ndërlikuara e të ngarkuara emocionalisht, siç është emigrimi, flet se, si këtu në Amerikë, edhe atje në Shqipëri, nuk pajtohesh me psikologjinë e nënshtrimit para vështirësive. Dhe të jesh e sigurtë se dëgjohesh – edhe nga ata që, për arsye të ndryshme (apo, disa herë, për mungesë arsyeje) të kundërshtojnë (apo më keq.) Unë do thosha se në DNA-në e çdo emigranti (apo udhëtari) është e “programuar” “thirrja e Itakës”, por jo kushdo është Odise që arrin të mposhtë Circet, apo ku dihet, ndoshta…