Josif Papagjoni, Tirane

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Shkrimi “Rrënjët dhe Shpirti” më habiti për nga sinqeriteti, mendjemprehtësia dhe këndi i vështrimit. Dhe thelbi: SHPIRTI. Ngrehina e shpirtit është më e rëndësishmja, aty buis lumturia, ajo pak sa njeriu gjen në jetën përplot halle, pamundësi, stres. Por në kërkim të lumturisë, le ta themi më mirë, të atyre pak grimcave lumturi që prekim në jetë, janë mijëra fije, qasje, hapësira, dhe gjithkush gjen atë që ndjehet më mirë. Une vetë kurrënjëherë s’e kam menduar veten jashtë, paçka se mundësitë i kisha. Jam mirë në qerthullin tim. Edhe njeriu është si bima, mbin e rritet mirë në tokën dhe klimën e vet. Ndofta dhe për moshën që ka. Ndaj e merr vendimin e jetës për aq sa ajo i jep aty apo këtu. Ka njerëz madje që shkojnë në fshat, ndjehen më mirë aty, sikurse të tjerë që shkrihen nëpër turmat milionëshe të metropoleve. Shkurt, njeriu duhet të jetë i vërtetë me veten, të rrijë, punojë e jetojë aty ku ndjehet më MIRE… Të përshëndes Neta për këtë vështrim shumë të bukur!